Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Xhacka në Samitin e NATO-s kërkon siguri për Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka kërkuar siguri për Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë për Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën, raporton teve1.info

Gjatë Samitit të NATO-s, të mbajtur në Vilnius të Lituanisë, Xhaçka ka thënë se me ministrat e Jashtëm të NATO-s ka theksuar rolin vendimtar të bashkëpunimit me BE-në në këtë drejtim.

“📍 Në Samitin e NATO-s në Vilnius:

✅ Rikonfirmuam angazhimin tonë për të rritur më tej mbështetjen politike dhe praktike për Ukrainën 🇺🇦 ndërsa ajo vazhdon të mbrojë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të saj.

✅ Vendosëm të themelojmë Këshillin NATO-Ukrainë, një organ i ri i përbashkët ku Aleatët dhe Ukraina 🇺🇦 do të ulen si anëtarë të barabartë për të çuar përpara dialogun politik, angazhimin, bashkëpunimin dhe aspiratat e Ukrainës për anëtarësim në NATO.

💼 Me Ministrat e Jashtëm të NATO-s theksuam rolin vendimtar të bashkëpunimit mes Bashkimit Evropian dhe NATO për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor, në veçanti për Kosovën 🇽🇰 dhe Bosnje Hercegovinën.

🤝Gjithashtu theksova mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë 🇦🇱 për partnerët tanë si Bosnja Hercegovina 🇧🇦, Gjeorgjia 🇬🇪 dhe Moldavia 🇲🇩 të prekur nga situata aktuale e sigurisë.
#WeAreNATO”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Facebook.