Aludimet për ndarjen mes Xhensilës dhe Bes Kallakut sa vijnë dhe shtohen më shumë, mirëpo deri tani ende nuk kemi një deklaratë zyrtare nga ana e dy personazheve të njohur publik.
Së fundmi, ka qenë vetë Xhensila ajo që i ka “hedhur benzinë zjarrit” përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit.
Artistja ka publikuar një video në Instastory dhe bashkangjitur saj ka shkuar: “Mjafton të ketë diell, Ajkë dhe Amen”.
Ky mbishkrim ka lënë të nënkuptohet se Ajka dhe Amen janë duke personat që mbushin jetën e saj, duke lënë kështu jashtë bashkëshortin, Besin.
Besi dhe Xhensila vijojnë të mos e ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale dhe prej kohësh dyshja nuk është parë së bashku.