Yjet me famë të botës së modës kanë zbritur në tapetin e kuq në Londër në kuadër të nisjes së ‘Javës së Modës’.
Vogue World nis ‘Javën e Modës’ atje zyrtarisht, ku të ftuarit do të përjetojnë një mori performancash në një organizim ‘live’ dhe të veshura nga emrat më të mëdhenj të modës nga koleksioni vjeshtë 2023.
Lista e të ftuarve do të jetë mbresëlënëse duke përfshirë shumë prej modeleve më të famshme të momentit; Kate Moss, Cara Delevingne, Adëoa Aboah, Ashley Graham dhe Paloma Elsesser mes tyre dhe një sërë yjesh nga bota e teatrit, muzikës dhe filmit; Sophie Okonedo, Stormzy, Sienna Miller, Damien Leëis, James McAvoy dhe FKA twigs.
Të ardhurat që do të mblidhen nga ky event madhështor do të shkojnë për organizata të ndryshme përfshirë Teatrin Kombëtar në Mbretërinë e Bashkuar, Shtëpinë e Operas Mbretërore etj,.
Në këtë artikull janë disa nga pamjet më të spikatura nga tapeti i kuq në Londër. ndër to edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora e cila u shfaq shumë elegante me një fustan të zi, të gjatë./Living/