Analisti Visar Ymeri, ka thënë se deklaratat e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hoverier, nuk janë të reja dhe se i ka thënë edhe më herët.
“Janë thënë edhe më herët që ShBA-të, ambasadori Hovenier, dhe i tërë establishmenti që merret me politikën e jashtme të ShBA-ve nuk e shohin Kosovën si partnere, nuk kanë bashkëpunim me Qeverinë e Kosovën”, ka thënë Ymeri.
Sipas Ymerit, një ndër pasojat do të jetë një lloj “abstenimi” që për sa kohë të kemi një Qeveri si kjo aktuale dhe me këtë sjellje, Shtetet e Bashkuara nuk do të kenë fare energji që të merren me Kosovën.
“Nuk është lajm i mirë, edhe pse nuk është i ri, këtë e kemi ditur edhe para dy javëve”, ka thënë tutje analisti, duke shtuar se “rikonfirmimi” i Hovenierit tregon se “punët nuk janë mirë”.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se ShBA-ja është e pakënaqur me cilësinë e partneritetit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Nuk besoj se partneriteti ka të bëjë me binarët, unë e shoh më të nuancuar se kaq. Mund të kemi partneritet të mirë dhe të fortë, më pak të fortë ose të pamjfaftueshëm. Por nuk mendoj se është aq e thjeshtë sa të përgjigjem me po ose jo, me gjithë respektin për pyetjen tuaj. Të jem i sinqertë, nuk mendoj se qeveria ime mund të dërgojë sinjale më të qarta sesa ato që i kemi dërguar deri më tani, për atë se jemi të pakënaqur me cilësinë e partneritetit tonë me Kurtin. Ne nuk besojmë se qeveria aktuale ka qenë mjaft e vëmendshme ndaj shqetësimeve që kemi ngritur vazhdimisht në lidhje me planet dhe zbatimin ose zbatimin e mëvonshëm të Rregullores së Bankës Qendrore”, ka thënë Hovenier.