Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zafa me fjalë të rënda ndaj liderëve shtetërorë: Barkëqitja sllave në pushtet erdhi me financat serbe

 
   

Anëtari i Kryesisë së Nismës, Zafir Berisha, është shprehur i nervozuar me liderët institucionalë që nuk i kanë përmendur në 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës ish-krerëve të UÇK-së që janë në paraburgim në Hagë.

Duke përdorur fjalë të rënda ai ka vlerësuar se pushteti aktual ka ardhur në pushtet me para serbe.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ardhjen e tyre në pushtet e ka ndihmuar edhe propaganda ndaj UÇK-së.

“Jam shumë i bafasur me reagimin e disave të cilët thonë se krerët e regjimit aktual nuk i përmendën në festën e çlirimit të Kosovës, çlirimtarët që mbahen padrejtësisht në Hagë! Sipas logjikës e atyre që po reagojnë, duhet edhe Serbia me 12 qershor me i përmend Hashimin, bacën Jakup, Kadrinë, Rexhën e të tjerët si fitimarë kundër tyre. Kjo barkëqitje sllave që erdhi në pushtet me financat serbe dhe propagandën që u përgatit në kuzhinat e Begradit kundër çlirimtarëve e që ju servirua analfabetëve dhe trushpërlarëve, vazhdon të kërkojë dëshmitarë të rrejshëm kundër krerëve të UÇK-së, ndërsa disa po befasohen pse nuk u përmendën çlirimtarët”, ka shkruar Berisha.