Kryetari i Nismas në Prizren, Zafir Berisha, është denoncuar të enjten në mbrëmje nga një person, i cili ka pretenduar se e ka kërcënuar me armë, te hoteli i tij, në Vlashnje të Prizrenit.
Burimet brenda Prokurorisë bëjnë me dije se personi që e raportoi Berishën ka deklaruar se pasi kishte shkuar te hoteli Kështjella, për ta kryer një punë, Berisha e ka kërcënuar me një revole.
Denoncimi i tij ka aktivizuar organet e rendit, me ç’rast Berisha ka perfunduar nw Polici, ku është intervistuar në cilësinë e të dyshimtit.
Bazuar në dëshminë e tij, Berisha e ka mohuar se e ka pasur armën me vete gjatë kohës sa ka biseduar me viktimën, raporton sinjal.
Të njëjtat burime thonë se ai ka deklaruar se qëllimi i tij ka qenë që personi i cili e ka denoncuar të mos i shqetësojë personat që ndodhehin në hotel, ku po mbahej një aheng familjar.
Lidhur me rastin, është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar nisjen e hetimeve dhe zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur rasti.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.