Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Zajednica”/ Haki Abazi tregohet i ashpër me Albin Kurtin

 
   

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, e ka cilësuar si “vajtim”, postimin e fundit të kryeministrit Kurti ku foli për marrëveshjen e vitit 2013 dhe 2015.

“A e ndëgjuat vajtimin e radhës të Kurtit. Tha “Qeveria ka tepër shumë probleme te trashëguara”, e përkujton marrëveshjen e 2013 dhe 2015 ama nuk e ka problem me falë tokë manastirit të Deçanit dhe të premtoj zbatimin e statutit të Zajdnicës- E tha Deputetja Norvegjeze në Këshillin e Evropës. Kurti ka bërë zotimin e zbatimit të asociacionit para se të bëhet pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka shkruar Abazi.

Ai ka thënë se çdo herë kur Kurti bëhet “viktimë” në prapaskenë , sipas tij ka bërë një kompromis të ri me presidentein serb.

“Me tokën për Manastirin dhe Zajdenicën edhe Thaçi dhe Mustafa e kishin marrë anëtarësimin në KE por janë karta të dhe djegura sa i përket njohjes nga ana e Serbisë! Meqë i kemi punët mirë në Kosovë dhe e kemi fillu parafizibilitetin për pendën në Suharekë, shkojmë në Maqedoninë e Veriut me përdor të njejtën strategji manipulimi e përçarje. Foto poshtë është orekstrimi VetëVrasës i identitetit politik të Shqiptarëve në Maqedoni”, ka thënë deputeti.

Deputeti ka theksuar se me këtë veprim “ka manipuluar” me besimtarët në Kosovë dhe sipas tij, “përdori çadren e Gadafit që të përçajë deri në negociatat me Radojçicin, në Maqedoni e V, negociatat do t’i bënin me Mijallkovin”.

“Me syçel do të tregohen Shqiptarët e Maqedonisë së V. Shqiptarët nuk kanë luftuar për të mbuluar me ferexhe gratë, shqiptarët kanë luftuar për çlirimin dhe barabarsinë e grave dhe burrave dhe për jetë me prosperitet”, ka shtuar deputeti, Haki Abazi.