Zana Avdiu me ironi: Kurti e mbajti premtimin se do të bisedojë me serbët e Kosovës, po bisedon me Radojçiqin
Zana Avdiu, aktiviste, ka deklaruar në Pressing se përgjimet ku përfshihet shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila “shfaqin hipokrizinë e Lëvizjes Vetëvendosje”.
Madje ajo me ironi, tha se Kurti e ka mbajtur një premtim kur ka thënë se “do të bisedojë me serbët e Kosovës”, duke shtuar se po bisedojnë me Milan Radojçiqin.
”Kur i dëgjoj ato premtime e shoh një premtim të mbajtur të kryeministrit Kurti dhe e ka mbajtur premtimin duke folur me Radojçiqin”, ka thënë ajo.
Më tutje, Avdiu deklaroi se LVV-ja po përballet me “demonin që e ka krijuar“.
“Vetëvendosje me këto përgjime po përballet me demonin që e kanë krijuar vetë. Secilin premtim që e kanë dhënë ose kauzë ata kanë dlaur kundër Listës Serbe. Më e madhe e këtyre përgjimeve është shfaqja e hipokrizë së Qeverisë, sepse ata kanë nxitur eufori te shqiptarët, kanë nxitur urrejtje”, ka deklaruar ajo.