Banorët e Big Brother VIP kanë thyer rregullat e vendosura, përkatësisht Heidi dhe Romeo.
Për këtë arsye, të gjithë banorët u dënuan duke i lënë pa duhan dhe kafe.
Fatjonit, si lideri i shtëpisë, iu kërkua të që t’i mblidhte të gjitha ato që gjendeshin në shtëpi dhe t’i dërgonte në dhomën e rrëfimit.
“Banorë, sfida e reagimeve përfundoi! Gjatë momentit që artistja e mirënjohur Rita Lati erdhi në shtëpi, Heidi dhe Romeo zgjodhën të flinin gjumë. Ky gjest i përsëritur disa herë, jo vetëm gjatë ditës së sotme por edhe herë të tjera, është mungesë respekti ndaj publikut dhe shkelje e rregullores së formatit. Për këtë shkak Vëllai i Madh ka vendosur t’ju dënojë të gjithëve duke ju lënë pa duhan dhe kafe”. Lideri i shtëpisë duhet të mbledhë gjërat dhe t’i dërgojë në dhomën e rrëfimit”, shkruhej në Zarfin e Zi.
Kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga VIP-at, të cilët u indinjuan nga kjo gjë. Ndërkohë Heidi dhe Romeo thanë se nuk e kanë bërë qëllimisht.