Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zbardhen detaje të reja nga gjuajta me armë në Prizren – një veturë bëhet shkak i konfliktit ndërmjet dy familjeve

 
   

Për pasojë një person ka mbetur i plagosur – rast ky në të cilin u përfshinë dy familje.

Një veturë u bë shkak që dy familje ajo Berisha dhe Skenderi u përleshën ndërmjet vete në Prizren. Konflikti ndërmjet tyre përfundoi edhe me gjuajte arme.

Siç mëson media, i plagosur mbeti Nazim Berisha, i cili bashkë me djemtë e tij ishte i përfshirë në incidentin me Mestan Skenderin, i cili dyshohet se më pas shtiu me armë. Në vend të ngjarjes ishte edhe babai i Mestanit, Myzaferi.

Tashmë i plagosuri Nazim Berisha e ka marrë trajtimin e duhur dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i dyshuari Mestan Skenderi është ndaluar nga Policia.

Ndryshe, rasti siç ka raportuar ekskluzivisht Gazeta Sinjali ka ndodh rreth orës 17:10. Ngjarjen e ka konfimruar edhe Policia

“Me datë 08.11.2024 rreth orës 17:10, afër lagjes së spitalit ka pas një gjuajtje me armë zjarri. Një person ka pësuar lëndime në këmbë”.

“Të përfshirë në përleshje kanë qenë pesë persona (dy palë), deri te gjuajtja ka ardhë pas nje mosmarrveshje në mes të palëve. Një gëzhoj është gjet në vendngjarje. Të dyshuarit janë arrestuar, disa persona janë duke u intervsituar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.