Zbardhen rrethanat e aksidentit që ndodhi sot në Rrugën e Kombit me pasojë humbjen e jetës së efektivit Gëzim Lazri ndërsa janë plagosur disa të tjerë. Automjeti tip “Chevrolet” me drejtues shtetasin malazez me inicialet M. F., është përplasur me automjetin tip “Benz” të drejtuar nga 56-vjeçari Liçi.
Ai ishte efektiv policie pranë Komisariatit të Policisë Mirditë dhe sapo kishte lënë shërbimin e po kthehej në banesë.
Paraprakisht, grupi hetimor dyshon se shkaku i aksidentit rrugor ka qenë parakalimi i gabuar në shkelje të rregullave të qarkullimit i automjetit tip “Chevrolet” që drejtohej nga shtetasi M.F.
Policia informoi më herët se ‘rreth orës 07:20, në aksin rrugor Rrëshen-Rrubik, automjeti tip “Chevrolet” me drejtues shtetasin malazez M. F., është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin G. L. 56 vjeç, (efektiv policie pranë Komisariatit të Policisë Mirditë i cili sapo kishte lënë shërbimin dhe po kthehej në banesë).
Si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën punonjësi i policisë shtetasi G. L.
Ndërsa drejtuesi i automjetit tjetër shtetasi M.F., ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.
Paraprakisht, dyshohet se shkaku i aksidentit rrugor ka qenë parakalimi i gabuar në shkelje të rregullave të qarkullimit i automjetit tip “Chevrolet” që drejtohej nga shtetasi M.F.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe nën drejtimin e Prokurorit, vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit’.