Detaje të reja kanë dalë në dritë nga dëshmia e Hysen Metës, djalit që shkrepi armën drejt babait rreth dy javë më parë.
“Me babanë kam patur konflikte te shumta”, mësohet të ketë thënë Hyseni, pasi babai e fyente gjithmonë për shkak se ai për momentin ishte pa punë si dhe herë pas here ai fyente dhe të ëmën e motrën e tij, thuhet në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
Ditën e shtunë në datë 10.02.2024 pasdite kur kanë qene te dy në banese janë konfliktuar tek kuzhina dhe ai ka dale e marrë armen pistolete TT të babait që e linte tek një dhomë e vogël dhe me të e ka qëlluar atë katër herë duke e vrarë. Më pas e kanë mbështjellë me plasmas dhe e kanë fshehur kufomën duke e futur në një gropë tek kasollja bagëtive.
Bashkë me të vëllanë rreth orës 04.00, kanë lëvizur makinën për ta hequr nga banesa e krijuar alibinë që babai ishte larguar, dhe kështu Amarildo ka marrë makinën Citrowen e ka lëvizur në drejtim të Sektor Rinia për ta lënë makine andej, e ai me një makinë “Audi A 8 ngjyrë të zezë që ia ka marrë deklaruesit S. Bajramaj, e ka ndjekur pas të vëllanë e pasi e kanë mbyllur makinën janë kthyer në banesë. Citon se më pas armën pistoletë e ka fshehur në zonën e vaskave të kënetës përballë banesës së tyre.
Dinamika nuk u zbardh nga celulari, por ndërsa për orë të tëra vajza këmbëngulte se e kishte vrarë ajo babanë, një predhë e gjetur në divan e ka bërë atë të thotë çfarë kishte ndodhur.