Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zbardhet dosja, rrëfimi i babait të Alma Arrazit: Erdgysi kur krijoi lidhjen jashtëmartesore, harroi familjen! Çfarë kishin parë fëmijët

Pas ngjarjes së rëndë që është shënuar në Shkodër, i ati i Almës, gruas që u vetëflijua bashkë me fëmijët ka mbërritur në Shqipëri.

Ai qëndron në periferi të Tiranës dhe ditën e djeshme ka mundur të flasë për gjëmën që i ka ndodhur familjes së tij pas asaj tragjedie të katërfishtë, ku e bija mori jetën e vet dhe të tre fëmijëve të vet, për të mos lënë asnjë gjurmë jete as gjaku më në këtë botë! Duket se ngjarja ka qenë e paralajmëruar ndërkohë që Alma ka guxuar disa herë të largohet nga shtëpia por jo të ndahet me bashkëshortin e saj.

Në rrëfimin e të atit kuptohet qartë se ai ka këmbëngulur që ajo të largohet nga ajo familje, pasi dhuna sistematike ndaj saj është transmetuar edhe te të vegjlit, të cilët, sipas tij, kanë qenë shumë të lidhur me nënën e tyre. Mirëpo ndërsa mediat kontaktuan familjen e Almës, nga Shkodra, vëllai i bashkëshortit të Almës dhe babai i tre fëmijëve, ka mbledhur gazetarët lokalë dhe ka dalë në një deklaratë për media duke hedhur poshtë versionin se vëllai i tij e kishte dhunuar të shoqen. Po ashtu, ai ka pranuar publikisht se nusja e vëllait të tij kishte probleme të shëndetit mendor dhe se edhe kurohej, gjë që është hedhur poshtë nga spitali i Shkodrës, por këta të fundit ende nuk kanë dalë në një reagim zyrtar.

DËSHMIA E TË ATIT!

Azem Bushati, i cili banon dhe jeton në Itali, ka folur ditën e djeshme për “Vox” duke hedhur dritë mbi një konflikt të vazhdueshëm mes së bijës dhe bashkëshortit të saj. Teksa rrëfente mbi jetën e trishtë që kishte e bija, babai i Alma Arrazit, Azem Bushati, sjell në vëmendje detaje tronditëse dhe prekëse. “Sa e zgjuar ishte vajza ime. Pati një fat të keq, shumë të keq”, – shprehet ai.

Duke e përshkruar dhe treguar se përse kishte fat të keq, Azemi, nuk ngurron të tregojë edhe ato se çfarë kishte mësuar nga bëmat e brenda 4 mureve ku jetonte e Alma së bashku me bashkëshortin dhe fëmijët e mitur.

“Vajza ishte larguar shumë herë nga ajo shtëpi. Unë e kam përkrahur, duke i thënë ik, nuk të do, lëre. Vazhdo jetën tënde. Por nuk ma dëgjoi fjalën se e donte shumë. Edhe mentaliteti. Nuk donte ta linte se më thoshte që nuk jemi nga ato familje ne. S’jemi mësuar lër një e merr një tjetër. Se histori të tilla nuk përfundojnë mirë”, – theksoi ai.

Largime të tilla dhe mënyra se si Ergys Arrëzi e trajtonte, kanë shkaktuar pa diskutim edhe trauma tek të vegjlit. “Aq e trembur ishte vajza e madhe, saqë edhe kur e ëma shkonte në tualet, i rrinte pas derës, nga frika se mos i ikte. Kur dilte e ëma, e shikonte në sy! Sikur i lutej që mos ik më. Ishte shumë e lidhur vajza e madhe me të ëmën. Eh çfarë kanë parë ata fëmijë. Shpirti nuk më del rehat. Kam zemrën e operuar dy herë. Nuk ka kuptim më jeta ime”, – ka thënë mes të tjerash ai!

Familjarët e Almës, kanë hedhur poshtë fjalët e Erdgysit dhe familjes së tij se Alma vuante nga depresioni dhe babai i Almës ka mohuar që t’i ketë sjellë nga shteti Italian ilaçe për t’u kuruar, pasi i ati i Almësi. Sipas dëshmisë së familjarëve, Alma për shkak të probleme në marrëdhënien me Erdgysin shkonte në Tiranë te motra e saj, por sipas tyre, sa herë që ajo largohej së bashku me fëmijët, 31-vjeçari shkonte dhe e kërcënonte duke e i thënë t’i jepte fëmijët. Sipas dëshmisë së babait, në janar Alma ka shkuar në Itali për të punuar dhe ka gjetur punë, por është kthyer në Shqipëri sërish sepse bashkëshorti i ka thënë të kthehet sepse nuk do ta tradhtojë më.

LIDHJA JASHTËMARTESORE

Në dëshmitë e tyre, familja e Alma Arrazit kanë deklaruar edhe se Alma dhe Erdgysi prej kohësh kishin probleme në martesën e tyre dhe se 31- vjeçari kishte krijuar një lidhje me një 18-vjeçare. Madje kohët e fundit Alma kishte parë edhe një video të bashkëshortit të saj në telefonin e tij me 18-vjeçaren. Sipas familjes së Almës, Erdgysi e ofendonte dhe i thoshte të ndaheshin dhe fëmijët t’i mbante ai.

Sipas dëshmive të familjarëve më 2 maj, ditën e ngjarjes Alma ka pirë kafe me kunatën (nusen e vëllait të burrit) dhe kur kanë dalë nga lokali ka parë të shoqin në një makinë me te dashurën 18-vjeçare. Më pas Alma i ka thënë kunatës të kthehet në shtëpi sepse ajo do të shkonte në Durrës tek i vëllai, por ka marrë fëmijët dhe ka shkuar tek ura e vjetër e lumit Buna, aty ku edhe dyshohet se kreu aktin ekstrem.

DEKLARATA E EDISON ARRAZIT

Edison Arrazi pretendoi se nëna e tre fëmijëve prej kohësh merrte ilaçe kundër stresit dhe depresionit, ndërsa shtoi se kanë jetuar në një shtëpi. Ndër të tjera ai tha se kishin njoftuar familjen e Almës për varrimin e vajzës 9-vjeçare, por ata nuk kishin shkuar, teksa shton se kanë bërë gati 4 arkivole. “Është një ngjarje shumë e rëndë që na ka ndodhur në familjen tonë sepse ende nuk janë gjetur dy trupat e tjerë dhe dy i kemi të vdekur. Dua të sqaroj opinionin publik se vëllain tim e njeh e gjithë Shkodra sepse ka punuar në servis celularësh. Është e pavërtetë se vëllai ka ushtruar dhunë psikologjike apo fizike ndaj nuses sonë të shtëpisë. Ne pas ngjarjes së rëndë kemi bërë katër arkivole dhe nusen do ta përcjellim bashkë me të tre fëmijët. Ajo ka qenë nusja jonë dhe ne e kemi dashur dhe respektuar. Sa i përket ngjarjes nuk është e vërtetë se vëllai e ka dhunuar.

Prokuroria na ka dhënë leje që vëllai të vinte në varrim dhe policia nuk e lejoi që t`i hidhte një grusht dhe vajzës që varrosëm sot. Unë dua t’u bëj thirrje të gjithëve që të mos nguten dhe të na lënë kohë që të dalë e vërteta e ngjarjes. Vëllai dhe nusja kanë shkuar shumë mirë dhe nuk kanë pasur probleme siç po akuzohet gjithandej. Unë dua që vëllai të vijë në shtëpi dhe të varrosim edhe vajzën tjetër që u gjet sot. Faktet janë gjithandej se nuk është dhunues vëllai im sepse e njohin të gjithë. Ne kemi jetuar në një shtëpi së bashku dhe nëse ka pasur dhunë të paktën njëherë do e kishte denoncuar ose do kishte trokitur në dyert e ndonjë shoqata ose do e kishte gjetur një zgjidhje.

Ne i kemi njoftuar për çdo gjë familjen e nuses tonë, që nga momenti i parë dhe deri më tani. Sot nuk kanë qenë në varrim por e dimë se dhimbja edhe për ata është po aq e madhe sa e jona. Edhe ata janë të respektuar nga ana jonë. Nusja është trajtuar prej shumë kohësh me ilaçe për stresin dhe depresionin. Nuk është se ka qenë në një gjendje të rënduar por herë pas herë ka marrë ilaçe. Ngjarja është shumë e rëndë dhe jemi tejet të ngarkuar. Unë për vete kam tre ditë që kam dalë nga burgu. Bëra katër vite burg dhe nuk e di ende se për çfarë i bëra sepse me kanë dënuar për bimë narkotike gjë që nuk është e vërtetë”, – ka thënë dje Edison Arrazi!