Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zbardhet e vërteta misterioze e vr*sjes së Pëllumbit nga fëmijët, ekspertiza tregon që…

Arma e gjetur në pellgun me ujë, sipas ekspertizës balistike është përdorur për vrasjen e Pëllumb Metës. Një krim që vijon ende me mistere, dhe që tronditi thellë vendin për nga mënyra sesi një baba u vra dhe u varros në kasollen e bagëtive.

Në Prokurorinë e Durrësit ka mbërritur përgjigja nga Laboratori Shkencor në Tiranë, ku sipas ekspertizës balistike të pistoletës, është konfirmuar se është pikërisht kjo arma me të cilën është kryer krimi.

Dy djemtë e viktimës, Hysen dhe Amarildo Meta qëndrojnë në dhomat e paraburgimit në burgun e Durrësit, ndërsa motra e tyre Hygerta në dhomat e paraburgimit të grave në Tiranë.

Që të tre vazhdojnë të mbajnë të njëjtin qëndrim lidhur me vrasjen e babait. Sipas qëndrimit të tyre, ekzekutorja e Pëllumb Metës është vajza Hygerta.

Që prej arrestimit e deri më sot, fëmijët kanë dhënë deklarata kontradiktore, ndaj po kryhen hetime intensive për zbardhjen e autorit kryesor. Sa i përket shkaqeve, dhuna në familje dhe fejesa me shkuesi e Hygertës mbeten pista kryesore.

Nuk përjashtohet as konflikti për pronat. Nga hetimi pasuror rezulton se viktima kishte dy shtëpi dhe një sipërfaqe toke në zonën industriale të Durrësit.