Një grup i personave në Tiranë po akuzohen se përmes mashtrimeve kanë zhvatur 4.7 milionë euro nga qindra italianë.
Sipas raportimeve nga Top Channel, 17 persona akuzohen se kanë mashtruar 1200 italianë, të cilët i nxitën kinse t’i investonin paratë në kriptovaluta.
Grupi kriminal që menaxhonte Call Center-at në Tiranë, mashtronin qindra italianë për investim në bursë dhe u zhvatnin paratë.
Dëmi ekonomik ishte aq i madh, sa një prej tyre ka deklaruar në telefonatë se do vriste veten pasi kishte humbur shumën 31 mijë euro.
Si funksiononte mashtrimi?
Personat (italianët) kontaktoheshin nëpërmjet telefonit, u propozohej blerja online e aksioneve “Amazon” me premtimin e pavërtetë të fitimit të shumave të majme dhe të shpejta. Në momentin që klienti në dijeni pranonte nënshkrimin e investimeve, i dërgohej një e-mail që përmbante një link nëpërmjet të cilit lidheshin për të filluar blerjen e titujve.
Në këtë kontekst, viktima shkarkonte sipas udhëzimeve te telefonuesit aplikacionin “AnyDesk”, faktikisht duke i lejuar mashtruesit që të futej si i jashtëm në kompjuterin e tij dhe të marrë kodet e sigurisë të bankës, duke e lejuar për t’u futur direkt në numrat e llogarive bankare, transmeton albinfo.ch.
Të njëjtët mashtrues, me qëllim marrjen e më shumë parave nga “blerësit”, i bënin të besojnë viktimat se për të hyrë në zotërim të shumave shumë të mëdha të fituara nëpërmjet investimit, duhet të paguajnë një lloj takse/komisioni sipas rregullave të prezumuara, të vendosur nga Banka Qëndrore Evropiane duke qenë se Shoqëria e Trading-ut gjendet në Angli, pra jashtë Bashkimit Evropian.
Ndër të tjera, hetimet nxorën në pah se grupi kriminal ishte shume i kujdesshëm me qëllim për të mos u zbuluar, kryente lidhjen “AnyDesk” në kompjuterat personal të viktimave, duke përdorur një server italian të provider-it Aruba, që garantonte në fakt fshehjen reale të adresës IP nga ku kishte kryer komunikimi, duke bërë serverin si “nyje” të vetme për të gjitha komunikimet.