Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zbardhet skenari i Lajçak, Basha: Po nxjerr Vuçiç nga kriza

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha është shprehur se emisari Miroslav Lajçak ka mbajtur qëndrime të njëanshme në lidhje me Kosovën dhe Serbinë.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se Lajçak po mendon të nxjerrë nga kriza presidentin serb, Aleksandër Vuçiç dhe për këtë çmimin ta paguaj Kosova.

Ai nënvizoi se BE nuk duhet të jetë e njëanshëm kur ka dy shtete të barabarta.

“Lajçak ka mbajtur qëndrime të njëanshme dhe ka vendosur masa ndaj Kosovës jo ndaj Serbisë Unë mendoj se Lajçak po mendon ta nxjerrë nga kriza ku e ka fut veten  dhe çmimin për këtë të jetë Kosova. Ndërmjetësuesi mes Kosovës dhe Serbisë duhet të ishte i paanshëm. Puna jonë është që t’i njoftojmë të gjitha shtetet e Republikës së Kosovës për paanshmërinë e Lajçak. BE nuk duhet të jetë e njëanshëm kur ka dy shtete të barabarta”-tha ai.