Blerim Islamaj dhe Haxhi Islamaj janë dy vëllezërit që mbetën të vdekur të dielën pasdite në fshatin Madanaj të Gjakovës.
Dy vëllezër kanë mbetur të vdekur pas u qëlluan nga një person pas një konflikti për shkaqe pronësore.
Dy vëllezërit u vranë për pronë- dalin pamjet nga skena e krimit në Gjakovë
Zëdhënës i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Lumni Graisha e ka konfirmuar rastin për Gazetën Insajderi. Ai ka thënë se sipas informatave të para motivet e vrasjes janë për shkak të një prone.
Sipas tij, dorasi është identifikuar por ndodhet ende në arrati. Ai tha se policia është duke e kërkuar.
Vrasje e dyfishtë në Gjakovë – Zbulohen motivet e vrasjes së dy vëllezërve
“Mund të konfirmoj behet fjal për vrasje te dyfisht. Viktimat janë vëllezër mes vete. Personi i dyshuar është i identifikuar por ndodhet në arrati”, ka thënë ai.
Ai bëri të ditur se dy viktimat janë të moshës së re.