Hithra është një barishte e famshme përvëluese. Ajo nuk të gërvisht, por të përcëllon.
Disa njerëzve, hithra u djeg më shumë se të tjerëve, por në çdo lëkurë që ajo prek, kjo barishte lë gjurmë e njolla. Për fat të mirë, kjo armaturë e hithrës bie, në momentin që e fusim në ujë të nxehtë.
Zbutja e hithrës nis me zierjen e pothuajse 2 litrave ujë në një tenxhere ku duhet të hidhni një lugë gjelle me kripë e cila u lejon hithrave të ruajnë ngjyrën e tyre të gjelbër.
Pasi uji ka zier, hidhni hithrat dhe lërini të ziejnë për një minutë. Më pas hiqeni tenxheren nga zjarri dhe hithrat futini në një enë më ujë të ftohtë. Thajeni barishten dhe ajo nuk do të djegë më.
Një kavërdisje e thjeshtë në tigan me pak vaj dhe hudhër është një metodë shumë e përdorur e gatimit të hithrave, tiganisja e bën këtë recetë shumë të shijshme.
Shija e hithrës shumëfishohet dhe vlerat e saj janë të plota.
Salca me hithra është një oaz shijesh pranverore. Kjo salcë e gjelbër mund të përdoret në makarona, ose për brusketa.
Shija intense e hithrës zbutet me delikatesë nga hurdha, vaji i ullirit dhe djathi të cilat janë të nevojshme për përgatitjen e salcës.
Përdorni hithrat në brumin e picës, shtoni djathë dhe piqeni. Do të përftoni një picë jo të zakonshme, por shumë të shijshme.
Hithra do t’i japë picës një shije arrore që kombinohet krejt mirë me djathin kaçkavall.
Njerëzit që nuk kanë provuar hithrën, do të mendojnë se keni përgatitur picë me spinaq dhe do të mbeten të habitur nga shija e mirë e picës.
Me hithrën mund të përgatisni salca për mbushje. Ravioli është një gatim ku mund ta përdorni hithrën për mbushje dhe të shtoni gjalpë dhe djathë kaçkavall të grirë.
Kjo recetë do të ofrojë një shije të butë e mjaft të dashur për dashamirësit e saj.
Supa me hithra është një tjetër recetë e sugjeruar nga AgroWeb.org. Kjo supë ofron një buqetë pranverore vlerash dhe në veçanti ka klorofilin që do t’i japë organizmit tuaj energjinë aq të nevojshme e të gjelbër.
Nëse në supë shtoni pak ajkë apo krem gatimi, atëherë shija arrore do të dalë më shumë në pah.
Pas zierjes dhe tharjes, hithrat mund të përdoren për të zëvëndësuar spinaqin në disa receta si për shembull lazanja me spinaq ose oriz me spinaq./AgroWeb.org