Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zëdhënësi i KQZ’së: 401 vëzhgues janë akredituar për votimin në Veri

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, ka thënë se kanë akredituar 49 organizata vëzhguese, me gjithsej 401 vëzhgues.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar 49 organizata vëzhguese me një numër të përgjithshëm prej 401 vëzhguesve, të cilët do të mund të përcjellin nga afër procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, që do të mbahet më 21 prill 2024.”

“Sipas vendimeve të KQZ-së, 34 vëzhgues përfaqësojnë 1 subjekt politik, 86 të tjerë janë akredituar në emër të 3 organizatave jo-qeveritare vendore, 201 vëzhgues nga 23 media vendore, 16 vëzhgues nga 7 media ndërkombëtare dhe 64 vëzhgues nga 15 përfaqësi diplomatike në Kosovë.”