Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zëdhënësi i PDK-së thotë se zgjedhjet janë zgjidhje për situatën e krijuar

Situata e krijuar në Kosovë zgjidhet vetëm përmes zgjedhjeve thotë zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu.

Abdullahu në transmetimin special në Tëvë1 tha se duhet të ketë patjetër zgjedhje.

“Patjetër se zgjedhje, ajo çfarë është me rëndësi të kthehet te sovrani është qytetari i Kosovës ai që duhet ta thotë votën e tij, t’ia jep atij që mendon se nuk do të bëjë të pabërat e kësaj natyre, që brenda dy viteve nuk do të shpërngulën 120 mijë qytetarë, shumica të rinj që janë zhgënjyer. Ata kanë pritur rend me ia dhënë votën kësaj qeverie sot presin rend nëpër ambasada me lëshu këtë vend”, tha ai.

Sipas tij, ka zhgënjim të madh në Kosovë nga partia në pushtet.

“Zhgënjimi është për shkak të kësaj qeverie, për shkak të kësaj arrogance, mosdijes, naivitetit e mbi të gjitha populizmi i paskrupullt që i bëhet mos me i hy tjetrës që çfarë është duke bërë në veri. Është zhyenim shumë i madh, sa që tash për tash çka ndodhi? Po tërhiqet policia jonë dhe po thonë se po tërhiqet vetëm 25%”, shtoi ai.

Gjatë seancës se sotme në Kuvendin e Kosovës është tensionuar situata, ku ka ndodhur përplasje midis deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës në opozitë, dhe të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje. Opozita është duke tentuar që të parandalojë mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme që u thirr nga 41 deputetë.