Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zeka publikon mesazhet e Naimit:“Babai i tij po përpiqet të fshehë krimin…”

Milaim Zeka ka berë një postim ditën e sotme ne rrjetet sociale rreth ngjarjes se vrasjes se Liridones.

Ai ka thëne se:”Kur baba behet zëdhënës i një planifikuesi te vrasjes te familjes se tij

Sipas Policisë te Kosovës, Naimi ka pranuar çdo gjë rreth planifikimit te vrasjes. Madje vrasësin e kishte ftuar ne darke, ne te njëjtin restorant, por me një tavoline tjetër.

Gjithë kjo histori reale dhe bizare, ngjanë me telenovela te tmerrshme.

Duke qene Naimi brenda, dhe duke dashtë me rrite numrin e klikimeve, gazetar sharlatant, e disa moderator, portale e gazeta, sjellin llojelloje teorish te konspiracioneve, duke mos iu referua hetimeve dhe deklaratave ne polici. Flitet për shume rrena, qe te vritet e vërteta.

E ne krye te rrenave na del babai i Naimit, i cili prej fillimit ka qene i dyshimtë se po përpiqet te fshehe krimin.

Prej gadishmerise “për ta vra djalin” tani del mbrojtës, madje edhe dezinformues. Del edhe akuzues ndaj policisë, si dhe njerëzve qe e dine te vërtetën rreth Naimit.
Nëse nuk je i gatshëm me thane te vërtetën, ma mire mbylle gojën.
Qe vetëm një sms i Naimit ku i kërkon pare borxh një amerikani, madje me fajde…”