1
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se fjalët e presidentit rus, Vladimir Putin janë “shumë të ndryshme nga realiteti”.
“Edhe sonte, pas bisedës së Putinit me Trumpin, kur Putini gjoja tha se kishte dhënë urdhrin për të ndaluar sulmet ndaj objektivave të energjisë ukrainase, 150 dronë goditën infrastrukturën energjetike dhe transportin”.
Zelensky shtoi gjithashtu se Ukraina është e gatshme të sigurojë një listë të objekteve të saj të infrastrukturës energjetike për ndalimin e goditjeve që do të zbatohen, raporton Sky News.
Këto komente ai i bëri në një konferencë të përbashkët me presidentin finlandez, Alexander Stubband, pas takimit që pati në Helsinki.
Ai ndër tjera shtoi se do të flasë me Trumpin sot për të diskutuar detajet e takimit të kësaj të diele mes zyrtarëve amerikanë dhe rusë në Jeddah, transmeton Klankosova.tv.
Për anëtarësimin në NATO të Ukrainës, Zelensky theksoi se vendi i tij do ta bënte bllokun më të fortë, duke shtuar se ushtria ukrainase ka “një nga ushtritë më të forta” në luftën moderne.
I pyetur për vijat e tij të kuqe për negociatat, Zelensky thotë se është e rëndësishme që Ukraina të mos humbasë pavarësinë dhe sovranitetin e saj duke i dorëzuar tokë Rusisë
Vladimir PutinVolodymyr Zelensky