Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zelensky: Pata bisedë të mirë me Vuçiq për respektimin e Kartës së OKB dhe paprekshmërisë së kufijve

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shkruar sot për takimin që ka pasur me presidentin serb, Aleksander Vuçiq, ku tha se ishte një takim i hapur dhe frytdhënës.

Ai ka thënë se kanë pasur një bisedë të mirë për respektimin e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe paprekshmërisë së kufijve, shkruan teve1.info

“Një takim i hapur, i sinqertë dhe frytdhënës me Presidentin e Serbisë@AVucic. Bisedë e mirë për respektimin e Kartës së OKB-së dhe paprekshmërinë e kufijve. Për të ardhmen e përbashkët të kombeve tona në shtëpinë e përbashkët evropiane. Për zhvillimin e marrëdhënieve tona, kjo është në interesin tonë të përbashkët”, ka shkruar presidenti ukrainas.

Ndërsa, Vuçiq ka bërë të ditur se temë diskutimi ka qenë edhe situata me Kosovën.

“Ia shpjegova situatën rreth Kosovës. Nuk mendoj se do të ketë ndonjë ndryshim në pozicionin e Ukrainës në lidhje me integritetin tonë territorial. Ne e mbështetëm Ukrainën në rrugën e saj evropiane. Ajo që unë mendoj është më shumë se të menduarit, jam pothuajse i bindur se nuk do të ketë asnjë ndryshim”, ka thënë Vuçiqi.