Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Rusia mund të rrisë sulmet e saj në verilindje të Ukrainës, pas përparimit pranë qytetit të Kharkivit.
Zelensky e pranoi se kishte probleme me personelin ushtarak dhe moralin e ushtarëve, duke thënë se një numër brigadash ekzistuese qëndrojnë bosh.
Ai gjithashtu tha se flota ajrore ukrainase ka mungesa, teksa u bëri thirrje sërish aleatëve që ta mbështesin Ukrainën me më shumë avionë luftarakë.
“Sot kemi rreth 25% të asaj [avionëve luftarakë] që na nevojitet për të mbrojtur Ukrainën. Që Rusia të mos ketë epërsi ajrore, flota jonë duhet të ketë 120 deri në 130 avionë modernë”, tha Zelensky, shkruan BBC.
Forcat ruse kohët e fundit filluan një ofensivë verore, duke rrëmbyer një numër fshatrash në kufirin veri-lindor të Ukrainës pranë Kharkiv që është qyteti i dytë më i madh i vendit.
Guvernatori rajonal i Kharkivit, Oleg Synegubov tha të shtunën se rreth 10 mijë njerëz janë detyruar të largohen brenda pak më shumë se një jave.
Tags: RusiaUkrainavolodymyr zelensky