Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zemaj: Mungesa e barnave shkojnë në tenderët brenda Ministrisë së Shëndetësisë

 
   

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, uroi fillimisht mësimdhënësit në ditën e tyre.

Ai më pas parashtroi një pyetje, pse çdo herë po ka barna më pak në spitalet tona?

“Çështja që dua ta adresojë sot këtu është mungesa e barnave. Po themi të barnave e jo vetëm mungesë të buxhetit. Ka mbet dhe është zhgënjyese kur po kuptojmë se në spitalet tona po ka barna më pak se çdo herë, e sot po pyesim pse po ndodh kjo, pse ka barna më pak?”.

Ish-ministri i Shëndetësisë dha një shembull se ku kjo mungesë e barnave po shkon.

“Për një barë, çmimi për tetë cikle që do të duhej të ishte dhe është në listën esenciale të barnave, del më një çmim 2720 eurove. Ndërsa sipas futjes së duarve në listën esenciale të barnave dhe dhënies së tenderit një çmim për të njëjtin bar, për tetë cikle na ka dalë 11 mijë e 270 euro”, tha Zemaj.

“Totali, krahasimi tender me tender, brenda Ministrisë së Shëndetësisë është diku më shumë se 800 mijë euro, ja ku shkojnë mungesa e barnave”.