Deputeti nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka komentuar procesin e renovimeve të disa reparteve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Sipas tij, në këtë procesë ka munguar menaxhimi i mirë dhe efikas, teksa deklaroi se dyshohet se ka pasur edhe afera korruptive.
Në emisionin “Info Nata“, Zemaj tha se tri krahët e reparteve janë renovuar, ndërsa nëntë të tjera nuk janë prekur, e që janë mbinngarkuar duke tentuar të paraqiten si renovim i klinikave.
“Po flasim për klinikën e Gjinekologjisë, është e vërtetë që tri krahët e reparteve janë renovuar por nëntë të tjera fare nuk janë prekur, ose tash janë mbingarkur duke tentuar në njënën anë të paraqitet si renovim, ndërsa ana tjetër ngarkesa me shtretët edhe pjesët e mbetura të cilat e pengojnë punën e profesionistit shëndetësor“ – dekaroi Zemaj.
Më tej, deputeti i LDK-së përmendi edhe shumën prej 5.5 milionë euro për renovimin e pjesshëm të tri klinikave, teksa tha se ky çmim do të ishte i arsyeshëm po të ndërtohej një objekt i ri me të gjitha pajisjet.
“Dhe kur e shohim shumën është mbi 5.5 milionë, shuma e tenderit, të ndërtohet një objekt i ri me të gjitha pajisjet ndoshta do ta kishte arsyeshmërinë e vet, por kemi tri reparte të renovume edhe ato pjesërisht, t’i quaj jo pse nuk i deshirojmë, kjo flet që aty mungon mbikqyrja, mungon menaxhimi i mirë efikas edhe dyshohet për afera korruptive“ – deklaroi Zemaj.
Zemaj ka folur edhe për çmimin e barnave, ku tha se qe një vit ka kaluar ligji për çmimin e barnave, por që sipas tij ka shkelje ligjore sepse afati për vendosjen e çmimeve tavan nuk ka filluar ende, e që sipas ligjit parashihet që të vendoset katër deri në gjashtë muaj që nga miratimi i ligjit.
“Ne kemi që një vit një ligj i cili ka kalu në Kuvendin e Kosovës, është përkrahë, është i vetmi ligj i kësaj qeverie me përkrahjen e opozitës, që një vit ka shkelje ligjore, sepse afati për të filluar vendosjen e cmimeve tavan kaqenë 4 deri në gjashtë muaj“, – deklaroi Zemaj.
“Kanë leju që 400 % me ble barna ma shtrejtë, kanë kriju monopol me shumë barna sidomos në ato që konsiderohen për trajtim të sëmundjeve të rralla“ – shtoi ai.