Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka deklaruar se do të ishte e palogjikshme heqja e kompetencave të ndonjë njësie policore.
“Edhe po të donte dikush do të mund t’ua ndërronte sepse janë njësi të profezionalizuara. Nëse hetuesve do të hiqej kompetenca për hetim, kush do t’i kryente hetimet? Mund të ndërrohet vendi i punës, por jo të hiqet kompetenca”, ka thënë Zeqiri në Edicionin Special në Klan Kosova.
“Do të ishte skandaloze dhe ne si sindikatë do të reagonim, apo nëse vërtetë tentohet të ndodhë. Por kjo nuk ka gjasa që të bëhet”.
Zeqiri ka treguar se Njësia Speciale Operative e Kosovës para një viti është bërë departament i veçantë brenda policisë.
Dhe në fund ai ka treguar se në këtë fillimvit, për dallim prej sektorëve të tjerë, në polici nuk ka zyrtarë që kanë lënë punën për të ikur në Perëndim.