Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zëvendësi i Rashiqit jep dorëheqje nga partia, tregon arsyet

 
   

Radoica Radomiroviq, zëdhënësi i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, ka dhënë dorëheqje nga partia e tij, Iniciativa për Liri, Drejtësi dhe Mbijetese

Radomiroviq përmes një postimi në Facebook, ka thënë se pas shumë përpjekjeve për të ruajtur unitetin e partisë, të gjithë anëtarët e partisë u larguan nga partia.

“Të nderuar anëtarë të “Iniciativa për Liri, Drejtësi dhe Mbijetese” si dhe publiku i gjerë, ju njoftoj se jam larguar nga partia me të njëjtin emër. Fatkeqësisht, pas shumë përpjekjeve për të ruajtur unitetin e partisë, të gjithë anëtarët e PSP-së nga veriu i Kosovës u larguan nga partia.” – ka shkruar ai.

Ndër të tjera ai është shprehur se pabarazia dhe jotransparenca kanë sjellë një krizë të madhe brenda partisë, e cila po shtrihet jo vetëm në veri të Kosovës, por në të gjithë territorin.

“Pabarazia dhe jotransparenca kanë sjellë një krizë të madhe brenda partisë, e cila po shtrihet jo vetëm në veri të Kosovës, por në të gjithë territorin. Si një nga themeluesit e partisë, duhet ta dini që rrjedha e politikës sime nuk do të ndryshojë as majtas as djathtas, unë mbetem i fokusuar tek qytetarët që kanë nevojë për një jetë më të mirë dhe më të sigurt. Për hapat tanë të mëtejshëm politik, mund të them lirisht, do ta informojmë publikun në kohën e duhur.” – ka përfunduar ai.