Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zgjedhjet e reja, Konjufca dhe Krasniqi me replika në Kuvend

Thirrjet për zgjedhjet e reja parlamentare, kanë nxitur disa replika mes kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Konjufca derisa njoftoi për disa projektligje që pritet të votohen, tha se zgjedhjet mund të bëhen vetëm sipas afateve ligjore, transmeton Telegrafi.

Madje, ai kujtoi edhe një fjali të tij që dikur e kishte bërë për opozitën, kur kishte thënë “ a dëshironi të bëheni bashkë”.

Pas kësaj reagoi kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili tha se Kuvendi nuk po arrin të votojë asnjë projektligj, prandaj zgjidhja më e mirë është shpërndarja e Kuvendit dhe shkuarja në zgjedhje të reja.

“Ky Kuvend ku nuk punojnë as pajisjet nuk duhet më vazhdu punën. Po ju ftoj publikisht ta bëjmë një mocion dhe ta shpërndajmë Kuvendin, nuk është në gjendje të votojë asgjë. Është bllokim total në punën e brendshme, e lërë më jashtë që keni sjellë edhe sanksione. Të merremi vesh dhe të shkojmë në zgjedhje të reja, t’ia kthejmë mandatin qytetarëve”, u shpreh Krasniqi.

Pas deklaratës së Krasniqit, reagoi sërish Konjufca i cili ironizoi më kërkesën për zgjedhje duke thënë “derisa nuk ndodhë kjo të provojmë të kalojmë ndonjë projektligj”.

Seanca e Kuvendit ka nisur rreth orës 11:00, ku në rend dite janë votimi i disa projektligjeve