Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zgjedhjet lokale në Turqi/ Numërohen rreth 34% të votave, ja rezultati në rang kombëtar. Erdogan në disavantazh në qytetet kryesore

Turqija sot mbajti zgjedhjet lokale, ndërsa kutive të votimit iu drejtuan më shumë se 61 milion qytetarë.

Pas përfundimit të procesit të votimit, ka nisur edhe numërimi, ku deri më tani janë numëruar rreth 34% të votave.

Deri më tani, vendi i parë në rang Kombëtar mbahet nga Partia Popullore Republikane, e cila ka marrë 38.9 % të votave, ndërsa Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e Erdogan, ka marrë 37.4%.

Rezultate:

AK Parti: 37,40

CHP: 38,90

DEM Parti: 5,62

Yeniden Refah: 4,67

İYİ Parti: 3,14

MHP: 3,27

Deri më tani, Erdogan është në disvantazh në qytetet kryesore, siç janë, Stambolli, Ankaraja apo edhe Izmiri.