Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zgjedhjet në BE, humbës të gjelbërit dhe liberalët, fituese e djathta

Partitë tradicionale të qendrës së djathtë dhe të qendrës së majtë tejkaluan të gjitha sondazhet dhe sollën rezultate solide në zgjedhjet evropiane të mbajtura në 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian mes 6 dhe 9 qershorit.

Edhe pse në kuptim të numrave, Partia e Gjelbër Evropiane humbi më shumë vota, humbësit më të mëdhenj moralë në zgjedhjet evropiane janë liberalët evropianë.

Ata ruajtën vendin e tretë, por me humbje që bëri që presidenti francez Emmanuel Macron, të vendosë shpërndarjen e asamblesë franceze dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

Fituesit moralë të këtij cikli votimi janë e djathta ekstreme.

Suksesi i partive të krahut të djathtë është veçanërisht i dukshëm në vende si Gjermania, Franca, Italia dhe Holanda.

Në Gjermani, të djathtët tejkaluan edhe socialdemokratët e kancelarit Olaf Šolz Partia e tij zuri vendin e tretë dhe e djathta gjermane AfD zuri vendin e dytë në Gjermani në zgjedhjet evropiane.

Partitë tradicionale të së djathtës dhe të majtës së qendrës, pra Partia Popullore Evropiane dhe Social Demokratët, ruajtën vendin e parë dhe të dytë.

“Partia Popullore Evropiane ruan pozicionin e saj të parë, duke fituar disa vende. Socialdemokrtët janë të dytit, gjithashtu duke fituar disa vende, që do të thotë se për herë të parë në dekadën e fundit, shtimi i këtyre dy forcave më të mëdha politike shënon rritje e jo zvogëlim. Kur këtu shtohen liberalët, kjo shumicë numërom mbi 400 ulëse”, ka thënë Jaume Duch Gillot – zëdhënës i Parlamentti Evropian.

Struktur e re e Parlamentit Evropian numëron 720 eurodeputet. Sipas rezultateve, mbi 400 të tyre do muajin të formojnë shumicën proveropiane në këtë institucion.

Natën mes të dielës dhe të hënës, qytetarëve iu drejtua edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila mëton rizgjedhjen në këtë post. Ajo pranoi se rritja e të djathtës ekstreme vie me përgjegjësi të madhe për partitë e qendrës.

“Ne do t’u drejtohemi familjeve të mëdha politike që kanë formuar platformën. Këto janë socialdemokrtët dhe liberalët. Ne kemi punuar mirë së bashku gjatë pesë viteve të fundit dhe prandaj tani po ndërtojmë një marrëdhënie konstruktive dhe të provuar. Gjithmonë kam thënë se dua të ndërtoj një shumicë të gjerë për një Evropë të fortë. Unë kam demonstruar në mandatin tim të parë se çfarë mund të arrijë një Evropë e fortë. Synimi im është të vazhdoj në këtë rrugë. Me ata që janë pro evropianë; Pro Ukrainë dhe pro sundimit të ligjit”, ka thënë Ursula von der Leyen, president e Komisionit Evropian.

Legjislatura e re do të nisë zyrtarisht më 16 korrik, me seancën e parë plenare dhe konstituive.

Tags: