Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Zgjedhjet në Bujanoc, Musliu nga LDP fton qytetarët për dalje masive

 
   

Kandidati për kryetar të Komunës së Bujanocit nga radhët e Lëvizjes për Progres Demokratik (LPD), Shqiprim Musliu, ka votuar në zgjedhjet e sotme për kryetar të kësaj komune.

Ai me këtë rast ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës, duke thënë se ajo është përcaktuese për mandatin e ri katërvjeçar.

Musliu: Vota e qytetarëve përcakton mandatin e ri katërvjeçar

“Unë sot e kreva obligimin qytetar, bashkë me familjen time, për Bujanocin. Uroj që qytetarët tanë të dalin masovikisht ta shfrytëzojnë të drejtën e votës, dhe vota e tyre është përcaktuese për mandatin katërvjeçar. Uroj që të ecë një proces i mbarë dhe i mirë për të gjithë qytetarët e komunës së Bujanocit dhe të jetë një fillim i ri për secilin prej nesh duke filluar nga sot”, ka thënë Musliu.

I pyetur se a do të respektohet marrëveshja PD, PVD dhe LPD për koalicion pas zgjedhor për mandatin e ardhshëm, e cila u nënshkrua para zgjedhjeve, Shqiprim Musliu ka konfirmuar se do t’i qëndrojnë deri në fund.

Musliu: Çdo gjë që kam nënshkruar deri më sot, i kam qëndruar prapa

“Unë, Shqipërim Musliu, çdo gjë që e nënshkruaj, në raport me partnerët, do ta respektoj deri në pikën e fundit, dhe çdo gjë që e kam nënshkruar deri sot, i kam qëndruar mbrapa, deri në pikën e fundit”, thënë ai.

Në garë për të parin e Bujanocit janë edhe Ragmi Mustafi nga Partia për Veprim Demokratik, Nagip Arifi, kryetari i Partisë Demokratike (PD), si dhe Arbër Pajaziti, nga Alternativa për Ndryshim.