Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka vizituar sot punimet në rrugën Komoran-Drenas-Skenderaj, e cila është në proces të zgjerimit.
“Po angazhohemi që t’i zgjidhim të gjitha problemet një nga një, përfshirë këtu edhe shpronësimin e pronave, që na solli vonesa në këtë rrugë. Më e mira është që punimet po zhvillohen për së mbari, e kështu zgjerimi i rrugës të përfundojnë sa më parë” tha kryeministri.
Kurti gjithashtu tregoi edhe buxhetin e ndarë për dy vitet e ardhshme, për këtë rrugë.
Për vitin 2024 janë ndarë 13 milionë, ndërsa për 2025 gjithsej 15 milionë.
Edhe ministri Aliu deklaroi se do të punohet intensivisht në këtë rrugë, teksa punimet u ngadalësuan për shkak të zgjatjes së procesit të shpronësimit.
“Shpronësimi i pronave solli vonesa në ecurinë e këtij projekti, por po angazhohemi që të zgjidhim të gjitha problemet një nga një, që punimet të zhvillohen për së mbari, e zgjerimi i rrugës të bëhet sa më pare” tha Aliu.