Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zhbllokohet projekti i rrugës Prishtinë-Mitrovicë, ndahen 25 milionë euro, kryhet së shpejti

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë se kanë nënshkruar kontratën për zgjerimin dhe përfundimin e rrugës që e lidh Prishtinën me Mitrovicën.

Ai ka thënë se ky projekt ka qenë ndër më të stërzgjaturat në historinë e pasluftës së Kosovës.

Aliu ka thënë se kanë përfunduar procesin e shkëputjes së kontratës së vjetër.

Sipas tij, ministria deri tash ka përmbyllur probleme nga e kaluara.

“Bëhet fjalë për një projekt 25 milionë euro që është huamarrje nga fondi OPEC për zhvillim ndërkombëtar dhe në bashkëfinancim me fondin saudit për zhvillim. Tash një vit është shkëputur kontrata e vjetër. Krahas këtij projekti, jemi në fazë të përmbylljes edhe të shumë problemeve të kaluara. Jemi në fazë të shumë shpronësimeve”, ka thënë ai.