Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Zhbogar: Serbia të ndihmojë në hetimin e ngjarjeve në Banjska

 
   

Ambasadori slloven në Nju Jork Samuel Zhbogar, gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e KS të OKB-së mbi raportin e UNMIK-ut për Kosovën në Nju Jork, ka kërkuar nga Serbia që të ndihmojë në hetimin e sulmit terrorist në Banjska.

Zhbogar kërkoi gjithashtu një aderim më të fortë të Kosovës dhe Serbisë ndaj marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit, duke dënuar retorikën ndezëse dhe lëvizjet e pakujdesshme.

“Rruga drejt paqes dhe bashkëjetesës nuk mund të bazohet në teorinë e lojës pa fitore apo fitoreve afatshkurtra.

Progresi i tillë kërkon përkushtim dhe kompromis”, tha diplomati slloven.