Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zhduket një grua në Drenas, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e një personi të zhdukur më 27 tetor.

Bëhet fjalë për Shqipe Zekaj, e lindur në vitin 1984, banuese në fshatin Vasilevë- Drenas.

Të gjithë ata që kanë çfarëdo lloj informacioni, që ndërlidhet me të, t’ia kalojnë ato policisë përmes numrit 192.

Njoftimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim

Me datë 27.10.2023, në polici është raportuar për një person të zhdukur.

Bëhet fjalë për personin,  Shqipe Zekaj lindur në vitin 1984, banuese në fshatin Vasilevë- Drenas.

Që nga dita e raportimit deri më tani, njësitet policore të hetimeve, kërkimeve  si dhe patrullat në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, kanë ndërmarrë një varg veprimesh si:

-intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së personit,

-kontrollimi i hyrje- daljeve, në të gjitha pikat kufitare,

-kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht (ambiente të mbyllura dhe të hapura),

-analizimi dhe hetimi i çdo lloj informacioni që lidhet me personin etj.

Edhe pse veprimet dhe kërkimet policore janë duke vazhduar, pas marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit të shtetit, nga ana juaj kërkojmë kontributin tuaj qytetar.

Të gjithë ata që kanë çfarëdo lloj informacioni, që ndërlidhet me të, t’ia kalojnë ato policisë përmes numrit 192.