Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke zhvilluar takim me ambasadorët e vendeve të QUINT-it.
Burimet e medias bëjnë të ditur se temë diskutimi e këtij takimi është situata aktuale në vend.
Për të diskutuar për zhvillimet aktuale në fushën e politikës dhe atë të sigurisë, Osmani ka takuar ambasadorët e QUINT-it edhe para tri javësh.
Ndryshe, në Kosovë të mërkurën do të qëndrojë për vizitë Zëvendësndihmës Sekretari për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike i SHBA-së, Gabriel Escobar.