![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/06/zhvillimet-mes-wagnerit-e-moskes-reagon-shtepia-e-bardhe-bideni-po-e-monitoron-situaten_649690343f440.png?resize=750%2C375&ssl=1)
Pas zhvillimeve të fundit në Rusi, ku grupi mercenar rus, Wagner, ia ka mësyrë Moskës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar duke thënë se janë duke e monitoruar situatën.
Shtëpia e Bardhë, përmes një deklarate për situatën në Rusi ka thënë se po e monitorojnë situatën “dhe do të konsultohemi me partnerët tanë për këto zhvillime”.
Ndërsa, një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë, ka bërë të ditur se presidenti i ShBA-së, Joe Biden, po monitoron situatën dhe është i informuar nga stafi i tij për zhvillimet në Moskë, shkruan BBC.
Kujtojmë se kreu i grupit mercenar rus, Yevgeny Prigozhin, ka bërë të ditur se ai me trupat e tij tashmë ka hyrë në Rusi dhe ia ka mësyrë Moskës.