Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zjarr gjatë natës në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë

Pas rënies së këtij alarmi rreth orës 5:30 të mëngjesit të kësaj të diele, pacientët e urgjencës së QSUNT-së janë zhvendosur në ambiente të tjera të spitalit si pasojë e zjarrit që ra në katin -1 të tij.

Shkak i kësaj ngjarje u bë djegia dhe shkrirja e disa baterive në një nga dhomat teknike të bodrumit të spitalit.

Situata u vendos në kontroll pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse.

Drejtoresha e QSUT-së thotë se nuk ka asnjë të lënduar, ndërsa pas ngjarjes gjendja shëndetësore e pacientëve nuk ka ndryshuar.

“Për siguri më të lartë i kemi lëvizur brenda QSUT, nuk ka ndryshime të parametrave të tyre”, tha Albana Fico.

Për një kohë të pacaktuar shërbimi i urgjencës është zhvendosur tek Spitali i Traumës dhe ai Universitar “Shefqet Ndroqi”.

“Për momentin e parë deri në garancitë përfundimtare teknike do të devijohen në këto dy spitale. Ndërkohë QSUT pavarësisht se nuk do jetë në pritje të urgjencave është e organizuar të drejtojë ata pacientë që do vijnë vetë jo nëpërmjet 127”, tha Fico

së QSUNT-së dyshohet të jetë mbinxehja e tyre. Dëmet janë kufizuar vetëm në dhomën teknike të bodrumit, pa prekur pajisjet shëndetësore./Tv Klan/