Një zjarr ka shpërthye në një objekt banesor tek lagjja Mati 1 në Prishtinë.
Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku tregoi se nuk raportohet për ndonjë person të lënduar.
“Sot rreth orës 17:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në lagjen Mati 1, në Prishtinë, ku nga zjarri është përfshirë një banesë.
Në vendngjarje kanë dalë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin.
Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar”, ka thënë Ahmeti.
Indeksonline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.
Më poshtë mund ta shihni videon./Indeksonline