Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zjarr në një stallë bagëtish në Shqipëri, dyshohet për mbi 200 krerë bagëti të djegura

Një zjarr masiv ka përfshirë një stallë bagëtish në fshatin Barbullojë të Shqipërisë.

Top Channel bën me dije se në vendngjarje janë nisur dy mjete zjarrfikëse me personelin përkatës.

Si pasojë e zjarrit, veç djegies totale të stallës, paraprakisht dyshohet se brenda janë djegur rrethe 200 krerë bagëti të imëta.

Për shkak të përmasave të zjarrit, është kërkuar ndihmë edhe nga bashkitë Kurbin, Mirditë dhe Vau Dejës, të cilat kanë dërguar mjete zjarrfikëse dhe personel shtesë për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.