Derisa zjarrfikësit në Kosovën jugore luteshin për shi në betejën e tyre kundër zjarreve në Parkun Kombëtar Malet e Sharrit, një i ri me motoçikletë iu afrua atyre dhe u tha: “Unë jam këtu për të ndihmuar”.
Allmedin Smaili, 26 vjeç, një dentist nga qyteti i afërt i Prizrenit, ka shtatë ditë që po ndihmon zjarrfikësit për të ndalur një zjarr në park ku ai dhe miqtë e tij zakonisht shkojnë me motoçikletat e tyre për të shijuar emocionet në terrenin e ashpër.
Dy burra në bazën e zjarrfikësve mbushin thasë me ujë të shpinës prej 25 litrash secili dhe Smaili i transporton te zjarrfikësit e tjerë për t’i përdorur për të shuar flakët ndërsa digjen zona të mëdha me pisha, shkruan Reuters.
Shumicën e kohës ai mban dy çanta shpine me ujë gjithsej 50 litra, ushqime dhe shishe me ujë të pijshëm.