Po vijon puna e zjarrfikësve për të kërkuar nëse ka ndonjë person nën rrënojat e kulmit i cili ra nga ndërtesa e komunës së re të Prishtinës në lagjen “Arbëria”.
Zjarrfikësit janë ngjitur edhe në çatinë e objektit të komunës për të larguar mbetjet e kulmit dhe për të parandaluar ndonjë rënie të re.
Një femër ka pësuar lëndime në kokë dhe e njëjta tani ndodhet në Emergjencë ku i është nënshtruar ekzaminimeve.