Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zjarri në Elbasan, Peleshi: Efektivë të FA i bashkohen forcave zjarrfikësve

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi njofton se efektivët e Forcave të Armatosura u janë bashkuar forcave zjarrfikësve të cilat po luftojnë me zjarrin në Elbsan, në vendgrumbullimin e skrapit, në uzinën e kompanisë “Kurum”.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Ministri Peleshi, sqaron se një pjesë e skrapit është zhvendosur, duke vënë nën kontroll situatën.

“Efektivë të Forcave të Armatosura së bashku me automjete zjarrfikëse me shkumë u janë bashkuar shërbimeve zjarrfikëse të bashkive Elbasan, Gramsh, Peqin dhe Cërrik për të shuar zjarrin në vendgrumbullimin e skrapit, në uzinën e kompanisë “Kurum”, në territorin e ish-Kombinatit Metalurgjik. Me mjete të rënda është zhvendosur një pjesë e skrapit, duke vënë nën kontroll situatën e krijuar”, bën të ditur Peleshi.