Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zjarri në ETC, Elezaj: Bashkëndjejmë me pronarin, fatmirësisht s’ka humbje jete

 
   

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj, pas djegies së objektit të ETC-së, është shprehur se bashkëndjejnë me pronarin e kompanisë dhe se me rëndësi është që nuk ka të lënduar.

Elezaj i ka falënderuar zjarrfikësit për angazhimin dhe parandalimin e zjarrit, pasi ka thënë se ka mundur të eskalojë.

“Nga Drejtoria e inspektoratit dhe Policia normal jam thirrë edhe sigurisht që përpara neve institucionet përgjegjëse, zjarrfikësit dhe policia e Kosovës, të gjithë kanë qenë më vendin e ngjarjes dhe janë munduar, e kanë bërë të pamundurën që të shpëtojnë, por po shihet që dëmet janë jashtëzakonisht të mëdha. Bashkëndjejmë edhe me pronarin e kompanisë. Por, fatmirësisht që nuk ka humbje të jetës, është një lehtësi për momentin. Ka pasur edhe risk të madh, sepse ka qenë në afërsi edhe objekti i pompës, ka pas edhe lëndë djegëse, mundësi për eskalim. Por, unë i përgëzoj për këtë rast, për angazhimin që kanë bërë zjarrfikësit kryesisht, për parandalimin e zgjerimit të kësaj katasfrofe”, ka thënë ai.

Një zjarrfikës është lënduar gjatë përpjekjeve për të shuar zjarrin në objektin e ETC-së në Klinë, i cili në orët e hershme të mëngjesit të sotëm është përfshirë nga zjarri.

Zjarrfikësi i lënduar ka marrë ndihmë mjekësore.

Si pasojë e zjarrit, nuk është raportuar për ndonjë punëtor të lënduar.

Ekipet e Policisë dhe të zjarrfiksëve janë ende në vendin e ngjarjes.