Pas zjarrit masiv të rënë në Laç, të paktën 50 efektivë të Forcave të Armatosura, një helikopter Cougar dhe dy mjete zjarrëfikëse janë mobilizuar për të shuar flakët.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, përmes një reagimi në Facebook, ku thotë se zjarri është përhapur me shpejtëse dhe situata është sfiduese për shkak të terrenit të vështirë.
Ai shprehet gjithashtu se Forcat e Armatosura janë të përkushtuar për sigurinë e qytetarëve.
Reagimi i Peleshit:
50 efektivë të Forcave të Armatosura, helikopteri Cugar dhe 2 mjete zjarrëfikëse janë mobilizuar për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit masiv në bashkinë e Kurbinit. Situata është sfiduese për shkak të terrenit të vështirë, ku zjarri është përhapur shpejtësisht.
Të përkushtuar për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve tanë!