Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zjarri në Nënstacionin Prishtina 3, një numër i madh i konsumatorëve mbetet pa rrymë

 
   

Një zjarr ka shpërthyer në Nënstacionin Prishtina 3, me ç’rast një numër i caktuar i konsumatorëve nuk kanë rrymë.

Zjarrfikësit iu kanë përgjigjur rastit. Ndërkohë, i kanë thënë medias se zjarri është nën kontroll.

Ndërkohë, KEDS ka njoftuar se aktualisht po punohet në pastrimin e hapësirave të shkaktuara nga zjarri, ndërkaq nuk dihet akoma se çka e shkaktoi atë.

“Ekipet e KEDS-it ndodhen në vend dhe po punojnë në mënyrë intensive për kthimin në normalitet të gjendjes”, thuhet në një njoftim të KEDS-it.