Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zjarri në shtëpinë e pleqve, dy personave iu dha ndihmë, patën vështirësi me frymëmarrjen

Një zjarr përfshiu shtëpinë e pleqve në Prishtinë, rruga ‘Afrim Loxha”, të hënën.

Por, zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit duke bërë që mos të ketë të lënduar.

Megjithatë, tymi ka depërtuar dhe dy personave i është dhënë ndihmë mjekësore, pasi kishin probleme me frymëmarrjen.

Kjo është konfirmuar nga Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në rrugën “Afrim Loxha” në Prishtinë, saktësisht në shtëpinë e pleqve. Në vendngjarje kanë dalë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin. “Zjarri është lokalizuar dhe bazuar në informatat e deritanishme, raportohet për persona që kanë kërkuar ndihmë për shkak të vështirësimit të frymarrjes nga tymi, nuk ka ndonjë person të lënduar”, ka thënë ajo./Express