Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zjarri te “Pine” në Brezovicë, zjarrëfiksit: Pritet të shembet ndërtesa

Sot rreth orës 10:15, hoteli “Pine” në Brezovicë është përfshirë nga flakët.

Një nga zjarrëfikësat që ndodhet në vendin e ngjarjes,ka bërë të ditur për Indeksonline se vendi i zjarrit është lokalizuar, por pritet që me u shemb ndërtesa përarsyje se është e djegur pjesërisht.

““Rreth orës 10:30, policia na ka njoftuar për një zjarr në një restorant në Brezovicë. Pasi kemi marr lajmin, zjarrfikësit janë nisur me një cisternë dhe me të mbërritur në vendin e ngjarjes kanë nisur t’iu ndihmojnë zjarrfikësve që kanë qenë prezent këtu. Pastaj ka ardhur edhe ekipi tjetër, dhe për momentin zjarri është lokalizuar, dhe po presim pasi ka mundësi që të shembet objketi për shkak që është djegur tërësisht, për këtë arsye po rrimë në gjendje gatishmërie. Shkaku ende nuk është bërë e ditur”, ka thënë ai.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe zëdhëndës polici për rajonin e Ferizaj, Kanun Veseli, ku bërit të ditur se nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

“Sot rreth orës 10:15 kemi pranuar një informatë për një zjarr ku është përfshirë një restorant/hotel në Brezovicë. Ekipet e zjarrfikësve dhe policia kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Zjarrfikësit po punojnë për të lokalizuar dhe shuar zjarrin, ndërsa policia po bënë sigurimin e zonës përreth.

Aktualisht, nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit për të përcaktuar shkaqet e zjarrit”, ka thënë Veseli.