Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Zotëria i Parë për Presidenten dhe Hillary Clintonin: Kanë shkruar historinë, i kanë avancuar të drejtat e grave globalisht

Zotëria i Parë i Kosovës, Prindon Sadriu, ka komentuar një bashkëbisedim të presidentes Vjosa Osmani me Sekretaren Hillary Clinton që e mbajtën në Sofia të Bullgarisë mbi ekonominë e gratë.

Sadriu thotë se të dyja ato kanë shkruar historinë me avancimin e të drejtave të grave “globalisht”.

“Dy gra lidere të jashtëzakonshme, të cilat kanë shkruar historinë për t’u bërë reformatore duke avancuar të drejtat e grave në nivel global. Lufta e tyre e pathyeshme për fuqizim dhe drejtësi vazhdon të frymëzojë gratë dhe vajzat kudo”.

Osmani dhe Hillton kishin diskutuar mbi rëndësinë e fuqizimit të grave për shoqëri e ekonomi më të zhvilluara, për të cilat tha se “parakusht janë liria, paqja dhe demokracia”.

“Në një bashkëbisedim me Sekretaren Clinton sot, e falënderova atë personalisht, Presidentin Clinton dhe të gjithë popullin amerikan që na ndihmuan që sot t’i gëzojmë këto të drejta dhe po vazhdojnë të na ndihmojnë që shembulli e zëri i Kosovës të jehojnë anekënd botës”, kishte shkruar Osmani.